Politike

A do numërohet Kurbini në Tiranë për shkak të tensioneve? Përgjigjet Celibashi

Kreu i KQZ-së tha se gjithçka do të varet nga vazhdimi i situatës, nëse do të ketë më tensione apo jo.

15 Maj 2023, 17:18 Nga F.M
A do numërohet Kurbini në Tiranë për shkak të
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nuk është vendosur ende se çfarë do të bëhet me kutitë e fundit të Kurbinit. Në një deklaratë për mediat, Celibashi u pyet nëse kutitë do të sillen në Tiranë për tu numëruar. Kreu i KQZ-së tha se gjithçka do të varet nga vazhdimi i situatës, nëse do të ketë më tensione apo jo.

Pjesë nga konferenca:

Përsa i përket situatës në Kurbin, raportuar që situata është qetësuar. Nëse do të ketë përshkallëzi, do të merrni një vendim që t'i merrni këtu e t'i numëroni në Tiranë?

Ilirjan Celibashi: Presim raportimin e detajeve nga situatat në vende, më pas do të marrim vendimet përkatëse. Gjithsesi është shumë herët që të flasim për këtë gjë. Ideja është që procesi i numërimit të zhvillohet i qetë. Informacione dhe të dhëna të tjera në lidhje me këtë situatë nuk kemi.

ilirjan celibashi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll