Politike

Celibashi jep të dhënat: Në 44 bashki ka përfunduar numërimi, presim dy kutitë e fundit në Lezhë e Dibër

Në Dvjakë dhe Shkodër është vetëm një kuti pa numëruar. Ndërsa në Lezhë dhe Dibër janë nga dy kuti. 

15 Maj 2023, 17:12 Nga F.M
Celibashi jep të dhënat: Në 44 bashki ka përfunduar
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë të dhënat e fundit zyrtare në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se priten ende kutitë e fundit. Në Dvjakë dhe Shkodër është vetëm një kuti pa numëruar. Ndërsa në Lezhë dhe Dibër janë nga dy kuti. 

Pjesë nga deklarata e Celibashit: 

Ka përfunduar numërimi: Vlorë, Berat, Lushnje, Maliq, Sarandë, Kuçovë, Vau i Dejës, kCërrik Patos, Devoll, Librazhd, Rrogozhinë, Dimal, Finiq, Peqin, Bulqizë, Mirditë, Selenicë, Gramsh, Belsh, Roslkovec, Himarë, prrenjas, Tropojë, Dropull, Has, Përmet, Memaliaj, Klos, Kolonjë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, Tepelenë, Pukë, Konispol, Këlcyrë, Fushë Arrëz, Libohovë, Kamëz, Pustec, Vorë, Elbasan.

44 bashki në të cilat ka përfunduar procesi i numërimit për një qendër votimi jemi në pritje në Divjakë, Shkodër, Lezha dhe Dibra kanë nga dy qendra votimi. 

ilirjan celibashi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll