Politike

Zgjedhjet lokale, Glover: Njerëzve në administratë u është bërë presion

Glover tha se në këto zgjedhje mbështetja për kryebashkiakët e ardhshëm ka qenë e kushtëzuar nga mbështetja për partinë në pushtet.   

15 Maj 2023, 15:37 Nga I.A
Zgjedhjet lokale, Glover: Njerëzve në administratë u
Audrey Glover

TIRANË- Ambasadorja e ODIHR Audrey Glover ka deklaruar se në zgjedhjet që u mbajtën dje, qytetarëve që janë punësuar në administratë u është bërë presion. Gjatë një konference për mediat, Glover tha se në këto zgjedhje mbështetja për kryebashkiakët e ardhshëm ka qenë e kushtëzuar nga mbështetja për partinë në pushtet.   

“Shqetësimi ynë i madh është se deri në çfarë mase iu është bërë presion njerëzve të punësuar në administratën publike. Në rastet kur mbështetja për qeverinë e ardhshme ka qenë e kushtëzuar nga mbështetja për partinë në pushtet. Ekziston edhe një aspekt tjetër në këto zgjedhje. Votuesit, zgjedhësit, për kë janë zgjedhjet, mbahen për politikanët apo votuesit, për politikanët vendas apo zgjedhësit vendas? Në rastin e zgjedhjeve vendore, votuesit duhet që të zgjedhin se kush kandidat është më i miri për ta dhe komunitetet e tyre. Që ta bëjnë këtë fushatat dhe platformat e atyre kandidatëve duhet që të trajtojnë çështjen me rëndësi më të madhe për komunitetet e veçanta të votuesve. Fushatat dhe pasqyrimi i këtyre zgjedhjeve vendore u fokusua më së shumë tek politika dhe partitë kombëtare dhe jo në çështje të rëndësisë më të madhe në vendndodhje të ndryshme, veçanërisht jashtë Tirane," tha Glover

raporti i osbe-odihr per 14 majin

Sondazh

Poll