Politike

Zgjedhjet lokale, PE: Në qendrat e votimit kishte njerëz që intimidonin, u raportua për blerje votash

Gjatë konferencës për media, Dickson ka deklaruar se përballja e drejtuesve të politikës ka lënë në hije kandidatët që morën pjesë.  

15 Maj 2023, 15:40 Nga I.A
Zgjedhjet lokale, PE: Në qendrat e votimit kishte njerëz që
Sven Simon

TIRANË- Përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, Sven Simon ka deklaruar se në qendrat e votimit në vend kishte njerëz që intimidonin votuesit. Gjatë konferencës për media, Dickson ka deklaruar se përballja e drejtuesve të politikës ka lënë në hije kandidatët që morën pjesë. Po ashtu ai theksoi se ka pasur raportime të shumta për blerje votash.

“Ne erdhëm këtu si pjesë e OSBE dhe ju tërheq vëmendjen se nuk është diçka e zakonshme që të bëjmë vëzhgime të zgjedhjeve vendore. Dhe ne e shohim Shqipërinë si vend aspirues dhe me potencial. U gëzuam që opozita mori pjesë në këto zgjedhje pavarësisht që pati një mungesë fushe loje në fushatë. Ndërkohë që vërejtje një dëshirë për ndryshim, por temat vendore nuk ishin kryefjalë e kësaj fushate. Përballja e drejtuesve të politikës la në hije kandidatët. Gjithashtu duhet një frymë e re me të rinj. PE vuri re gjithashtu, pajisjen e id elektronik që jo gjithnjë funksionuan. Vëzhguesit panë edhe shumë njerëz jashtë qendrave të votimit që mund të quhej intimiduese. Megjithatë, duhej thelluar në çështjet vendore, kushte më të mëdha jetese, largimit e trurit nga vendi programet etj,” tha Dickson.

raporti i osbe-odihr per 14 majin sven simon

Sondazh

Poll