Politike

A pati zgjedhje të ndershme në vend? Glover: Është e vështirë ti quash ashtu, pati kërcënime e manipulime

Glover deklaroi se për këto kërcënime dhe manipulime duhet që të merren masa që të marrin fund.   

15 Maj 2023, 15:53 Nga I.A
A pati zgjedhje të ndershme në vend? Glover: Është e
Audrey Glover

TIRANË- Ambasadorja Audrey Glover ka deklaruar se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë qenë të ndeshme. Gjatë konferencës, Glover u shpreh në procesin e votimit ka patur manipulime dhe kërcënime të shumta. Glover deklaroi se për këto kërcënime dhe manipulime duhet që të merren masa që të marrin fund.   

Pyetje: Kur ju thoni se pati manipulime, presion ndaj votuesve, a mund të themi se në Shqipëri pati zgjedhje të lira dhe të ndershme?

"Është gjithmonë e vështirë të përshkruash zgjedhjet si të drejta, por ajo që duhet të ndodh është që këto raste që unë përmenda, nesë është ndjekur procedurat e duhura zgjedhore për të siguruar se manipulime të tilla dhe kërcënime që njerëzit morën për të votuar në një mënurë të caktuar, unë mendoj se duhet të ndalohen sepse parandalojnë procesin zgjedhor për shumë njerëz, në mënyrë që të jenë të lirë për të votuar për atë që duan. Dhe jo të votojnë për dikë që iu thuhet se duhet të votojnë. Shpresoj gjithashtu se masat do të merren sipas legjilacionit për t’u siguruar që manipulimi të marrë fund," tha Glover.

audrey glover raporti i osbe-odihr per 14 majin

Sondazh

Poll