Politike

Armando Subashi në krye të Bashkisë së Fierit, fiton me një diferencë të thellë

Kryebashkiaku Armando Subashi, i cili garoi për Partinë Socialiste, ka fituar zyrtarisht edhe një tjetër mandat në krye të kësaj bashkie.

15 Maj 2023, 15:38 Nga m.s
Armando Subashi në krye të Bashkisë së Fierit, fiton me
Armando Subashi

FIER- Armando Subashi do të jetë sërish në krye të Bashkisë së Fierit. Kryebashkiaku Armando Subashi, i cili garoi për Partinë Socialiste, ka fituar zyrtarisht edhe një tjetër mandat në krye të kësaj bashkie.

Ai ka arritur të fitojë me një diferencë të thellë ndaj kundërshtarëve. Subashi ka siguruar 33.595 vota kundrejt rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Evdar Kodheli me 9.485 vota dhe kandidates demokrate Eriselda Çelaj me 5.267 vota.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll