Politike

Zgjedhjet, Flutura Açka: Fajtorët të mos kërkojnë albi, detyruam Tropojën të kërcej tallava

Po ashtu ajo ka theksuar se jo Shqipërinë që nuk e fituan por detyruan dhe Tropojën që të kërcejë tallava.

15 Maj 2023, 16:31 Nga I.A
Zgjedhjet, Flutura Açka: Fajtorët të mos kërkojnë
Flutura Acka

TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka ka deklaruar se hunmbja e zgjedhjeve është e trishteshme. Me anë të një postimi Facebook, Açka shkruan se fajtorët për humbjen e zgjedhjeve duhet që të ikin dhe jo të kërkojnë alibi. Po ashtu ajo ka theksuar se jo Shqipërinë që nuk e fituan por detyruan dhe Tropojën që të kërcejë tallava.

Postimi i Plotë: 

E trishtueshme për ne: humbësat dhe babadumsat. Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam. Pjesë e humbjes sonë janë edhe shoëman-ët dhe analistët e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet, bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi. Keni moral të flisni ende ju për demokraci?!

flutura acka zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll