Politike

Glover: Të ndalohen kërcënimet ndaj njerëzve, KQZ të marrë masa ndaj dyshimeve për manipulimin e zgjedhjeve

Sipas saj, në çdo rast ku ka dyshime për manipulim votash, KQZ-ja duhet që të marrë masat e duhura. 

15 Maj 2023, 16:07 Nga I.A
Glover: Të ndalohen kërcënimet ndaj njerëzve, KQZ të
Audrey Glover

TIRANË- Ambasadorja e ODIHR Audrey Glover ka deklaruar se kërcënimet ndaj njerëzve duhet që të ndalet. Gjatë konferencës së sotme, Glover ka theksuar se KQZ duhet që të marrë masa edhe për përdorimin e mjeteve të pushtetit për të manipuluar zgjedhjet. Sipas saj, në çdo rast ku ka dyshime për manipulim votash, KQZ-ja duhet që të marrë masat e duhura. 

"Ka pasur disa incidente, qytetarët janë detyruar të votojnë në një mënyrë të caktuar por autoritetet janë përpjekur në disa momente që të ndalojnë këtë. Shpresoj që në lidhje me këtë të merren masat përkatëse. Për tu siguruar që të mos kemi asnjë shkelje të ligjit. Kërcënimet që njerëzit morën për të votuar në një mënyrë të caktuar, duhet të ndalojnë në një mënyrë apo tjetër. Në lidhje me përdorimin e makinacioneve të pushtetit në fushatë, ishim të shqetësuar për situatat dhe manipulimet që përmenda më lart, shpresojmë që KQZ do bëjë diçka për këtë. Sepse është ai organi përgjegjës që të sigurojë që zgjedhjet u realizuan në përputhje me ligjin. Janë ata që duhet të bëjnë diçka mbi këto supozime dhe gjithçka që nuk ka shkuar siç duhet në zgjedhje”, tha ajo.

audrey glover raporti i osbe-odihr per 14 majin

Sondazh

Poll