Politike

Zgjedhjet, raporti i OSBE-ODIHR: Munguan programet dhe debatet mes kandidatëve, përfaqësim i ulët i grave

Po ashtu ata kanë deklaruar se autoritetet duhet që të përcaktojnë më mirë kriteret për zgjedhjet e ardhshme.

15 Maj 2023, 15:25 Nga I.A
Zgjedhjet, raporti i OSBE-ODIHR: Munguan programet dhe debatet mes
Stewart Dickson

TIRANË- Përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës Stewart Dickson ka deklaruar se në zgjedhjet lokale në vend ka patur mungesë programesh nga kandidatët. Gjatë një konference për mediat, Dickson vuri re edhe mungesën për debate mes kandidatëve. Po ashtu ata kanë deklaruar se autoritetet duhet që të përcaktojnë më mirë kriteret për zgjedhjet e ardhshme.

“Ne vëzhguam procedurat e votimit, nga hapja deri në mbyllje dhe monitoruam procesin. Arritëm të monitorimin votimin ne dy qendra, pajtohem me zhvillimet pozitive që pamë. Bazuar në standardet pozitive ekzistojnë disa shqetësime, përfaqësimin e ulët të femrave dhe mungesën e aksesit për zgjedhësit me aftësi të kufizuara. E rëndësishme është që çfarë ndodh para zgjedhjeve, dhe disa çështje politike u lanë në hije. Zgjedhjet vendore duhet të jenë një mjet për njerëzit që të votojnë se për kë duan. Jemi të merakosur se munguan debatet dhe programet vendore. Ne inkurajojmë autoritet dhe ti përcaktojnë më mirë kriteret. Ne do të përgatisim disa rekomandime dhe ato do të paraqiten për miratim në Strasburg”, tha ai.

stewart dickson raporti i osbe-odihr per 14 majin

Sondazh

Poll