Politike

Yuri Kim takohet me prokurorët e SPAK: Ka ardhur koha të inensifikoni përpjekjen kundër korrupsionit

Me anë të një postimi në Twitter, Kim shkruan se ka ardhur koha që SPAK të intensifikojë përpjekjen kundër korrupsionit.

15 Maj 2023, 15:22 Nga I.A
Yuri Kim takohet me prokurorët e SPAK: Ka ardhur koha të inensifikoni
Yuri Kim dhe Prokuroret

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me prokurorët e SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, Kim shkruan se ka ardhur koha që SPAK të intensifikojë përpjekjen kundër korrupsionit. Po ashtu ajo ka falenderuar prokurorët, duke i quajtur ata të guximshëm dhe profesionalist. Gjithashtu ka shtuar se SHBA do të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi.     

Postimi i Kim:

Ne shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit. Tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit. SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – pavarësisht sa i pasur apo i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse duam një aleat të fortë, të sigurt dhe të begatë, dhe sepse besojmë ashtu si populli shqiptar: Shqipëria i përket Europës

yuri kim spak

Sondazh

Poll