Politike

Zgjedhjet/ OSBE-ODHIR nxjerr raportin e parë, Glover: Ishin konkuruese, fushata duhet të përqendrohej te bashkitë

Po ashtu ajo tha se një problem që është hasur në këto zgjedhje është dhe fakti se fushata elektorale u përqendrua në politikën kombëtare dhe jo në çështje me rëndësi për bashkitë.

15 Maj 2023, 15:06 Nga I.A
Zgjedhjet/ OSBE-ODHIR nxjerr raportin e parë, Glover: Ishin
OSBE-ODHIR

TIRANË- OSBE-ODIHR ka nxjerr raportin paraprak për zgjedhjet lokale të 14 majit në vend. Gjatë mbledhjes ambasadorja Audrey Glover ka deklaruar se këto zgjedhje ishin konkuruese dhe se fushata elektorale ishte e qetë. Po ashtu ajo tha se një problem që është hasur në këto zgjedhje është dhe fakti se fushata elektorale u përqendrua në politikën kombëtare dhe jo në çështje me rëndësi për bashkitë.

“Pra ishim 250 veta vëzhgues për  zgjedhjet e 14 majit. Në përputhje me metodologjinë tonë ne kemi ardhur pa axhendë fikse dhe kemi lënë faktet të flasin vetë. U morën pak në konsideratë zgjedhësit. Ekziston një besim në listën zgjedhore, megjithatë 40% e votuesve ndodhen jashtë vendit. Ka komisione të administrimit zgjedhor. Krijimi i tyre ishte problematik. Fushata ka qenë paqësore megjithëse sulmeve nga liderët e partive politike që ishin të rënda. Përveç disa tubimeve, fushata ishte e qetë. Kandidatët s’kanë patur debate por kanë përdorur rrjete sociale. Lidhja e mediave me forcat politikë shkakton lidhje të drejtpërdrejtë të vijave editoriale dhe nuk rezulton me një burim konkret informues. Ka patur sulme ndaj gazetarëve. Mediat s’kanë bërë raportime për zgjedhjet. Kemi qenë të shqetësuar për akseueshëmirsë të vendeve ku mund të votojnë personat me aftësi të kufizuara. Jemi  duke analizuar votimin elektronik. Mendoj se ekziston një aspekt tjetër që ne duhet t’i hedhim jë vështrim. Zgjedhësit, për ketë mbahen zgjedhjet. Fatkeqësisht fushatat u përqendruan në politikën në partitë kombëtare dhe jo në çështjet e rëndësisë më të madhe në vendndodhje të ndryshme. Veçanërisht jashtë Tiranës. Kjo kufizoi zgjedhësit të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor,” tha Glover.

audrey glover

Sondazh

Poll