Politike

Çfarë është skema ‘karusel’ që u zbulua me votat në Divjakë? E huazuar nga klani Camorra, Shqipëria zgjedh politikanët si mafiozët

Gjithçka nis me futjen e një flete votimi të falsifikuar.

15 Maj 2023, 14:32 Nga F.M
Çfarë është skema ‘karusel’ që u zbulua
Roberto Saviano

TIRANË- Videoja nga Divjaka tregoi se shitblerja e votës nuk është ndalur vetëm në premtimet për vende pune dhe në dhënien e parave. Pushteti ka arritur të huazojë skemat e përdorura më herët në Itali, kryesisht nga klanet mafioze si Camorra që fusnin vota të falsifikuara. Bëhet fjalë për skemën ‘karusel’ që është shpjeguar dhe nga gazetari Roberto Saviano në librin e tij ‘Gomorrah’.

Por si funksionon skema ‘karusel’?

Gjithçka nis me futjen e një flete votimi të falsifikuar. Futet një zgjedhës me një votë të falsifikuar që edhe është plotësuar me emrin e politikanit që klani në fjalë kërkon të fitojë. Kështu votuesi merr fletën origjinale të votimit dhe kur shkon në ‘dhomën e fshehtë’, bën sikur e plotëson, por në fakt e fut në xhep. Kur del që aty, në kuti fut letrën e falsifikuar.

Fleta origjinale e votimit i dorëzohet bosh udhëzuesit nga jashtë dhe bëhet gati për t’ia dhënë një tjetër votuesi. Kështu votat që përfundojnë në kuti janë ato që duhen, të manipuluara dhe të blera, por personi që është paguar për të shitur vullnetin e tij, nuk i shmanget dot premtimit të dhënë.   

Por, nuk mbaron me kaq.

Votat e blera dhe të futura në kuti u mbijetojnë edhe kontrollorëve. Kjo sepse e falsifikuar në kuti është vetëm një fletë, e cila dallohet nga ngjyra dhe letra e përdorur. Kurse të tjerat janë origjinalet e prodhuara nga vetë kompania e kontraktuar për to. Humbja e atyre që e kanë nisur këtë skemë është një votë, e para që u fut në kuti. Të tjerat janë të vlefshme!

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll