Politike

Humbja në zgjedhje, vjen reagimi parë nga "Partia e Lirisë"

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka reaguar për humbjen në zgjedhjet e 14 Majit

15 Maj 2023, 14:30 Nga m.s
Humbja në zgjedhje, vjen reagimi parë nga "Partia e
Endrit BraimllarI

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka reaguar për humbjen në zgjedhjet e 14 Majit. Në një prononcim të shkurtër, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale në bashkinë e Tiranës, ai theksoi se ka patur probleme. Ai shtoi se duhen pritur raportet e komisionerëve për shkeljet që janë konstatuar, e më pas të jepet një opinion në lidhje me procesin dhe rezultatin.

“Do presim të përfundojë komplet procesi, pastaj do kemi një koment për rezulatin. Është e qartë situata me probleme në proces, por do të bëhet një analizë e kësaj situate dhe pastaj do të ketë një qëndrim.

Po u certifikua rezultati, ne do të shikojmë shkeljet që janë bërë dhe raportet e komisionerëve për të folur për këtë gjë. Ajo që është e rëndësishme që të numërohet çdo votë, kjo është ajo që duhet të bëjmë tani.

Shkeljet që janë bërë janë shumë, duke filluar që nga mosfunksionimi i pajisjes së identifikimit në grup, votimet familjare dhe shumë të tjera”, tha Braimllari.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 endrit braimllari

Sondazh

Poll