Politike

Humbja e Shkodrës, Bardh Spahia falenderon votuesit: Pushteti i dalë me para të pista nuk jeton gjatë

Spahia thotë se pushtetet që dalin nga bota e krimit nuk jetojnë gjatë, referuar indirekt fitores së Benet Becit. 

15 Maj 2023, 14:29 Nga f.g
Humbja e Shkodrës, Bardh Spahia falenderon votuesit: Pushteti i dalë
Bardh Spahia

SHKODER- Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia ka reaguar pas humbjes së thellë që pësoi në Shkodër, duke i kaluar drejtimin e pushtetit vendor për herë të parë në duart e Partisë Socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, Spahia thotë se pushtetet që dalin nga bota e krimit nuk jetojnë gjatë, referuar indirekt fitores së Benet Becit. 

Reagimi i plotë: 

Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë.

Rezultati i Shkodrës është një humbje e thellë për demokratët. Benet Beci fitoi me 33953 vota, 60.24 % ndërsa Bardh Spahia mori 22414 vota ose 39.76 %./Dosja.al

benet beci bardh spahia zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll