Sport

Nuk ka paqe për Pogba: ‘KO’ me Cremonese, francezi del i përlotur nga fusha…

Problem në kofshën e majtë për francezin që lë fushën e lojës i përlotur pas vetëm 22 minutash

15 Maj 2023, 09:00 Nga DOSJA

Nuk ka paqe për Pogba: ‘KO’ me Cremonese, francezi del i

ITALI - Nuk ka qetësi për Paul Pogba i cili në Juventus-Cremonese detyrohet të largohet para kohe për shkak të një tjetër dëmtimi në një sezon shumë fatkeq. 

I kthyer në formacionin e Juventusit, ndeshja e tij zgjat vetëm 22 minuta për shkak të një problemi muskulor në kuadricepsin e majtë, shkalla e të cilit do të vlerësohet në orët në vijim siç komunikohet nga Juventus. 

Dëshpërimi i francezit ka qenë i menjëhershëm dhe ai është rrëzuar në fushë duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Zëvendësim dhe fanellë në fytyrë për 10-shen bardhezi, i cili u largua i përlotur nga fusha.

Nga gëzimi në lot, të gjitha në hapësirën e vetëm 22 minutave për Paul Pogba, i cili në kthimin e tij nga minuta e parë, detyrohet të humbasë fushën. Vetëm provimet në orët në vijim do të mund të thonë më shumë për shkallën e dëmtimit të francezit, i cili megjithatë u kuptua menjëherë për problemin fizik me kuadricepsin e majtë. 

Pas goditjes së topit në zonë kundër Ferrarit, numri 10 i Juventusit u kthye menjëherë drejt pankinës dhe më pas u rrëzua në fushë pak hapa larg Allegrit.

Një reagim i menjëhershëm dëshpërimi për francezin, i cili mbuloi fytyrën me fanellën e tij duke u lotuar ndërsa shokët e skuadrës përpiqeshin ta ngushëllonin. Duke u larguar nga fusha për Milik, Pogba nuk i mbajti dot lotët teksa u kthye në dhomat e zhveshjes.

Nuk ka paqe për Pogba: ‘KO’ me Cremonese, francezi del i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll