Sport

VD/ Seferi nuk gabon nga pika e penalltisë, shqiptari pikë referimi për Vorskla Poltavën

Pas tre ndeshjesh “thatësirë”, Taulant Seferi rikthehet te goli me fanelën e Vorskla Poltavës.

14 Maj 2023, 21:52 Nga DOSJA

VD/ Seferi nuk gabon nga pika e penalltisë, shqiptari pikë referimi

UKRAINE - Sulmuesi kuqezi i Kombëtares, Taulant Seferi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 56-të teksa shndërroi në gol një 11-metërsh, duke kaluar në avantazhin Vorsklan në sfidën që këta të fundit luanin në transfertë ndaj Lviv.

Për ish-lojtarin e Tiranës ky ishte goli numër 12 sezonal, teksa 26-vjeçari konfirmohet si lideri i skuadrës ukrainasve.

Skuadra e Seferit në fund ia doli ta fitonte sfidën me shifrat 0-2 dhe aktualisht mban vendin e gjashtë në renditje me 33 pikë, teksa lufton për një vend në Kupat e Europës, ku sigurisht një meritë për ecurinë pozitive të skuadrës i takon edhe sulmuesit të kombëtares kuqezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll