Sport

Roma ndalet nga Bologna, verdhekuqtë e Mourinhos jashtë garës për Championsin...

Sfida mes Bolognas dhe Romës e vlefshme për javën e 35-të të Seria A është mbyllur në barazimin pa gola.

14 Maj 2023, 20:32 Nga DOSJA
Roma ndalet nga Bologna, verdhekuqtë e Mourinhos jashtë garës

ITALI - Pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave, asnjëra prej tyre nuk arriti të finalizonte dhe të arrinte fitoren e dëshiruar.

Rastin më të artë e pati Bologna me Orsolinin, i cili goditi nga distanca, por portieri Svilar bëri mrekullinë, duke mbajtur portën e skuadrës kryeqytetase të paprekur.

Pas këtij barazimi, Roma duket me një këmbë jashtë pjesëmarrjes për një ‘biletë’ në Championsit League e ardhshme, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga mbyllja e kampionatit.

Mundësia më e mirë që të jetë pjesë Champions League për skuadrën e Mourinhos është fitimi i Europa League, ku është ende në garë për të qenë finalist.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll