Sport

VIDEO/ Bomba me tym në fushë, ndërpritet takimi Groningen-Ajax në Holandë...

Takimi i ditës së 32-të të Eredivisie, mes Groningenit dhe Ajax Amsterdamit, është ndërprerë përfundimisht nga arbitri. Disa tifozë vendas, të pakënaqur me rezultatet e klubit të tyre, hodhën sende dhe u përpoqën të depërtojnë në fushë.

14 Maj 2023, 18:46 Nga DOSJA

VIDEO/ Bomba me tym në fushë, ndërpritet takimi Groningen-Ajax

HOLANDE - Bomba me tym të zi, të hedhura direkt në zonën e penalltisë së stadiumit “Euroborg” në Groningen. Tifozë ultras që hyjnë në lëndinë, me postera në duar. 

Skenat, të cilat u shpalosën qysh në minutën e 10-të të përballjes Groningen-Ajax, kanë pak ngjashmëri me një ndeshje të zakonshme futbolli në Premier League holandeze.

VIDEO/ Bomba me tym në fushë, ndërpritet takimi Groningen-Ajax

Tifozët e klubit bardheblu, të pakënaqur për rënien nga kategoria në fund të sezonit, prishën fillimin e ndeshjes të javës 32-të. E ndërprerë fillimisht për herë të parë nga arbitri, ndeshja u ndërpre përfundimisht edhe para çerekut të parë.

VIDEO/ Bomba me tym në fushë, ndërpritet takimi Groningen-Ajax

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll