Sport

AEK është kampioni i ri i Greqisë, +5 pikë para Panathinaikosit që e ndjek…

AEK është kampion i Super Ligës së Greqisë dhe do të luajë së bashku me Panathinaikos në Champions League. Olimpiacos është i treti, në Evropa League dhe PAOK e Aris në Conference League.

14 Maj 2023, 22:36 Nga DOSJA

AEK është kampioni i ri i Greqisë, +5 pikë para

GREQI - AEK u kurorëzua kampion i Greqisë për herë të 13-të në historinë e tij dhe për herë të parë që nga viti 2018. 

Me 83 pikët e grumbulluara, skuadra kryeqytetase përfundoi në +5 pikë nga Panathinaikos që u rendit i dytë. AEK mundi 4-0 Volosin, ndërsa në të njëjtën kohë PAOK barazoi 1-1 me Arisin në Leoforos. 

AEK-u mori biletën e parë për Champions League, ndërsa Panathinaikos do të luajë edhe në kualifikueset e të njëjtit kompeticion. Vendin e tretë e zuri Olimpiakos që fitoi 1-0 ndaj PAOK, i cili nëse nuk e fiton Kupën e Greqisë (kundër kampionit AEK), do të luajë në Europa League. 

Nëse PAOK fiton Kupën, do të shkojë në Europa League dhe nëse humbet, do të luajë në Conference League. Aris i Selanikut, i cili fitoi biletën e 5-të dhe të fundit, do të marrë pjesë në të njëjtin event. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll