Sport

Në Paris e fishkëllejnë, në Barcelonë çmenden për të. Tifozët ‘blaugrana’ thërrasin emrin e Messi gjatë festimeve të titullit (video)

I fishkëllyer nga Parc des Princes, emri i Lionel Messit këndohet mbrëmjen e së dielës nga tifozët e Barçës që festojnë titullin kampion të Spanjës.

15 Maj 2023, 08:30 Nga DOSJA

Në Paris e fishkëllejnë, në Barcelonë çmenden

SPANJE - Edhe një thirrje për Lionel Messin! Ndërsa disa tifozë të Paris Saint-Germain-it e fishkëllenin dje gjatë fitores 5-0 në fushën e “Parc des Princes” kundër Ajaccio-s, argjentinasi mori ovacionet nga ata të Barcelonës. 

Mbrëmjen e së dielës ‘blaugranët’ u kurorëzuan kampionë të Spanjës me fitoren 4-2 ndaj Espanyol. Që nga fishkëllima e fundit, tifozët katalanas dolën në rrugët e qytetit për të festuar dhe shfrytëzuan rastin për të brohoritur emrin e ‘Pleshtit’. 

Një provë e re dashurie për Leo Messin që do të largohet nga Franca këtë verë, por që nuk ka vendosur ende destinacionin e tij të ardhshëm me drejtuesit e Barcelonës që përpiqen ta rikthejnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll