Sport

VIDEO/ Feyenoord hap "shampanjën", kurorëzohet kampione e Holandës...

Feyenoord Rotterdam fitoi titullin e ligës holandeze për herë të 16-të në historinë e tyre, pasi mposhti Go Ahead Eagles (3-0) të dielën në Eredevise.

14 Maj 2023, 19:17 Nga DOSJA

VIDEO/ Feyenoord hap "shampanjën", kurorëzohet kampione e

HOLANDE - Tifozët ishin përgatitur gjatë gjithë javës dhe ngritur në këmbë, se skuadra e tyre e Feyenoord: këtë të diel, ka siguruar vendin e parë, pasi mposhti Go Ahead Eagles (3-0). 

Është hera e 16-të në historinë e tyre, që Feyenoord kurorëzohet kampion, por e para që nga viti 2017.

Rasti erdhi shpejt. I huazuar nga Sevilla, marokeni Oussama Idrissi hapi rezultatin në të 15-ën, pas një kombinimi me Wieffer, autor i dy asistimeve. Tre minuta më vonë, Giménez shënoi golin e 23-të të sezonit të tij (në të gjitha kompeticionet), me një goditje të fuqishme nën tra. 

I përfshirë në këtë arritje ishte edhe Paixao (54’) që mbylli fitore 3-0 në “Kuip” për Feyenoord që hapi shishet e shampanjës për titullin e kampionit të Holandës. Kur kanë mbetur edhe dy jave kampionat, Feynoord ka grumbulluar 79 pikë, plus 11 nga PSV Eindhoven që e ndjek. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll