Sport

VIDEO/ Arsenali dorëzohet para Brighton, por edhe në garën për titullin në Angli...

Arsenali ka dështuar në “Emirates” duke humbur 3-0 përballë Brighton dhe tani duket e dorëzuar në luftë për titullin e kampionit në Angli.

14 Maj 2023, 20:07 Nga DOSJA

VIDEO/ Arsenali dorëzohet para Brighton, por edhe në garën

ANGLI - Skuadra e Brighton ka befasuar duke fituar me rezultatin 3-0 ndaj Arsenalit, në takimin që u zhvillua në “Emirates” të Londrës.

Pas një pjese të pare pa gola, ka qenë futbollisti Enciso që ka realizuar në minutën e 51-të golin e parë.

Ky gol është pasuar nga Deniz Undav në atë të 86-tën

Dhe Estupinan në minutën e 90-të plus 6, që fiksdoi fitoren bindëse 3-0 të udhëtuesve.

Pas javës së 36-të në Premier League Arsenali renditet në vend të dytë me 81 pikë, por ka një ndeshje më shumë dhe katër pikë me pak se Manchester City. Ndërkohë Brighton renditet në vendin e gjashtë me 58 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll