Sport

Struga në festë!... Ka fituar për herë të parë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut

Ky është titulli i parë që fiton Struga në Ligën e Parë, duke u bërë skuadra e katërt shqiptare në elitën e vendit fqinj që fiton trofeun. Ajo grumbulloi 68 pikë, dhjetë më tepër se Shkupi që e ndjek dhe njëmbëdhjetë nga Shkëndija që plotëson podin.

14 Maj 2023, 19:41 Nga DOSJA
Struga në festë!... Ka fituar për herë të parë

MAQEDONIA E VERIUT - Skuadra shqiptare Struga Trim Lum, që drejtohet nga trajneri i shquar tiranas, Shpëtim Duro, fitoi ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Shkupit me rezultatin 2-1 dhe festoi titulli e kampionit të Maqedonisë së Veriut.

Ky është titulli i parë që fiton Struga në Ligën e Parë, duke u bërë skuadra e katërt shqiptare në elitën e vendit fqinj që fiton trofeun. Ajo grumbulloi 68 pikë, dhjetë më tepër se Shkupi që e ndjek dhe njëmbëdhjetë nga Shkëndija që plotëson podin.

Ndërkohë në ndeshjet tjera të luajtura sot, Shkëndija fitoi Rabotniçkin me rezultatin 2-1, Skopje u mund nga Bregallnica me shifra 1-2, Tikveshi triumfoi ndaj Pobedës me rezultat 4-1, përderisa takimi Akademia Pandev - Sileksi u mbyll në barazim 2-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll