Bota

Zelenskyy në Romë, takim me Melonin: Mbështesim Ukrainën 360 gradë

Meloni ka shprehur mbështetjen e Italisë për Ukrainën.

13 Maj 2023, 14:38 Nga f.i
Zelenskyy në Romë, takim me Melonin: Mbështesim Ukrainën 360
Zelenskyy dhe Meloni

ITALI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka takuar kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, e cila e priti në oborr. Mediat e huaja shkruajnë se edhe Meloni ka shprehur mbështetjen e Italisë për Ukrainën. Biseda mes tyre u zhvillua përsëri me dyer të mbyllura.

"Është një mundësi për të riafirmuar mbështetjen e vendosur të Italisë për Ukrainën në 360 gradë, për integritetin e saj territorial, për sovranitetin dhe pavarësinë e Kievit dhe për afërsinë e popullit italian me popullin ukrainas,"- tha Meloni.

Në të njëjtën kohë, shpjegohet se Italia do të vazhdojë të mbështesë zbatimin rigoroz të sanksioneve, të cilat janë një nga mjetet kryesore kundër agresorit, së bashku me ato financiare dhe ushtarake, për t'i dhënë fund armiqësive. Kujtojmë se Meloni u takua me Zelenskyy në Kiev, pak para përvjetorit të pushtimit të plotë të Rusisë më 24 shkurt 2022.

lufta ne ukraine zelenskyy ne rome

Sondazh

Poll