Bota

Pas muajsh luftime, Ukraina avancon: Rimerr terrenin në Bakhmut

Kievi njoftoi se kanë përparuar 2 kilometra në një javë, ndërsa rusia nga ana tjetër, ka njoftuar se trupat e saj ishin rigrupuar në një zonë.

13 Maj 2023, 13:37 Nga f.i
Pas muajsh luftime, Ukraina avancon: Rimerr terrenin në Bakhmut
foto ilustruese

UKRAINË- Pas disa muajsh luftime të ashpra, Ukraina ka rimarrë terrenin në Bakhmut. Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Kievi zyrtar, një përparim i rrallë ky pas arritjeve  të vazhdueshme ruse në qytetin lindor, raporton BBC.

Kievi njoftoi se kanë përparuar 2 kilometra në një javë, ndërsa rusia nga ana tjetër, ka njoftuar se trupat e saj ishin rigrupuar në një zonë. Edhe pse ky është cilësuar si një zhvillim i rëndësishëm por ecurinë betejës në këtë zonë, ku pretendimet për një kundërofensive të paparalajmëruar të jetë në rritje.

Imazhet e postuara në mediat sociale, të verifikuara nga media britanike BBC, tregojnë një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihet nga qyteti, i cili shtrihet rreth 90 kilometra prapa vijës së frontit në Ukrainën lindore.  Shpërthimet vijnë një ditë pasi Britania e Madhe tha se e kishte furnizuar Ukrainën me raketa lundrimi me rreze të gjatë Storm Shadow.

Zyrtarët e emëruar nga Kremlini thanë se gjashtë fëmijë në Luhansk u plagosën në një sulm me raketa së bashku me parlamentarin rus Viktor Vodolatsky. Autoritetet kanë fajësuar për sulmin Kiev.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll