Bota

THYEN heshtjen zgjedhore! Erdogan: Nëse i humb zgjedhjet do të largohem nga pushteti

Gjithçka është gati në Turqi, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të së dielës së 14 majit.

13 Maj 2023, 14:29 Nga A.B
THYEN heshtjen zgjedhore! Erdogan: Nëse i humb zgjedhjet do të
Erdogan

TURQI- Recep Tayyip Erdogan ka thyer heshtjen zgjedhore.

"Ne erdhëm në pushtet në një mënyrë demokratike. Nëse kombi im vendos ndryshe, ne do të bëjmë atë që kërkon demokracia nga ne, ne do ta konsiderojmë legjitim çdo rezultat që do të dalë nga votimi," tha presidenti në një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt.

Erdogan: Do të respektojmë rezultatin e sondazheve

“Unë besoj në kombin tim dhe kushdo që nuk respekton rezultatin e zgjedhjeve nuk ka respekt as për kombin. Është detyrë e individit që ka respekt për demokracinë të respektojë qeverinë dhe parlamentin legjitim të vendit gjatë mandatit të tij dhe ne do të respektojmë rezultatin e sondazheve”, shtoi Erdogan, gjatë një interviste të transmetuar drejtpërdrejt nga shumica dërrmuese e kanaleve televizive turke.

Gjithçka është gati në Turqi, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të së dielës së 14 majit. Sondazhet e fundit tregojnë një përplasje kokë më kokë mes Erdoganit dhe Kilicdaroglu, me këtë të fundit që ka avantazhin./Dosja.al

 

recep tayyip erdogan zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll