Bota

Zbulohet balona spiune në hapësirën ajrore të Polonisë/ Vjen nga Bjellorusia

Ministria ka njoftuar se Forcat e saj të mbrojtjes territoriale janë vendosur për të kërkuar objektin pasi kontakti me radar u humb mbi një qytet qendror polak, Rypin.

13 Maj 2023, 14:16 Nga f.i
Zbulohet balona spiune në hapësirën ajrore të Polonisë/
Balona spiune

POLONI- Ministria e Mbrojtjes e Polonisë njoftoi se ka zbuluar një objekt në hapësirën ajrore polake që ka fluturuar nga drejtimi i Bjellorusisë dhe se ndoshta është një balonë vëzhgimi. Mediat e huaja raportojnë se objekti u pa të premten rreth orës 20:30 me orën lokale pranë Bialowieza, e cila është afër kufirit të Polonisë me Bjellorusinë.

Ministria ka njoftuar se Forcat e saj të mbrojtjes territoriale janë vendosur për të kërkuar objektin pasi kontakti me radar u humb mbi një qytet qendror polak, Rypin.

Kujtojmë se në nëntor, dy burra u vranë kur një raketë ra në Poloninë lindore, rezultat i përpjekjeve të forcave ajrore ukrainase për të zmbrapsur një sulm në shkallë të gjerë nga Rusia.

balona spiune kufiri poloni-bjellorusi

Sondazh

Poll