Bota

Zelenskyy takohet me presidentin e Italisë/ Mattarella: Ne jemi plotësisht në anën tuaj

Biseda private me Mattarella dhe Zelenskiyy ka zgjatur rreth 40 minuta. Mattarella tregoi siguri se Italia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht, si dhe me rindërtim dhe ndihmë humanitare, si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.

13 Maj 2023, 14:28 Nga f.i
Zelenskyy takohet me presidentin e Italisë/ Mattarella: Ne jemi
Zelenskiyy dhe Sergio Mattarella

ITALI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka takuar homologun italian Sergio Mattarella në Romë. Mediat e huaja raportojnë se biseda private me Mattarella dhe Zelenskiyy ka zgjatur rreth 40 minuta. 

" Është një nder që të kam këtu në Romë. Unë kërkova të takohem përsëri pas bisedës sonë vite më parë, edhe nëse në këtë gjendje të ndryshme, ne jemi plotësisht në anën tuaj. Mirë se vini president", -tha Sergio Mattarella.

Më vonë, pas takimit të tyre, burime nga pallati presidencial thanë se Mattarella tregoi siguri se Italia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht, si dhe me rindërtim dhe ndihmë humanitare, si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.

Që nga fillimi i luftës, Italia ka dhënë rreth 1 miliard euro (1.1 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake dhe financiare, si dhe ndihmë humanitare.

lufta ne ukraine zelenskyy ne rome

Sondazh

Poll