Bota

Itali/ Sekuestrohet drogë dhe 88 mijë euro, policia italiane shkatërron rrjetin me shqiptarë dhe kinezë

Hetimi i policisë nisi duke vëzhguar aktivitetin e lokalit Palazzetto në Anconetta

13 Maj 2023, 13:57 Nga m.s
Itali/ Sekuestrohet drogë dhe 88 mijë euro, policia italiane
foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është arrestuar dhe tre persona të tjerë (dy shqiptarë dhe një kinez) janë denoncuar për posedim droge për qëllime trafiku të lëndëve narkotike. Hetimi i policisë nisi duke vëzhguar aktivitetin e lokalit Palazzetto në Anconetta, shkruajnë mediat italiane. 

Duke dyshuar për veprimtari kriminale, policia ka hyrë në shtëpitë e menaxherit të lokalit dhe tre personave të tjerë. Bëhet fjalë për personat me inicialet E.K, me rekord të mëparshëm, 44 vjeç, I.K 21 vjeç, E.K, 34 vjeç dhe Q.L 41 vjeç, të gjithë banues në Anconetta.

Nga ana e policisë u gjetën dhe u sekuestruan 88 mijë euro cash, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës; 373 gram kokainë; 481 gram hashash; 2137 gram marijuanë; peshore precize, lëndë prerëse, material për paketimin e lëndëve narkotike. Lënda narkotike ishte e paketuar dhe gati për t'u shitur. /Dosja.al

itali trafik droge

Sondazh

Poll