Bota

Moti i keq 'gjunjëzon' Kongon/ Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa zona, humbin jetën 438 persona

Qeveria qendrore ka dërguar një delegacion për të mbështetur operacionet e shpëtimit në terren. 

13 Maj 2023, 14:31 Nga a.l
Moti i keq 'gjunjëzon' Kongon/ Përmbytje dhe rrëshqitje
Përmbytjr në Kongo

KONGO- Moti i keq me reshje të dendura shiu kanë shkaktuar prej disa ditësh përmbytje masive dhe rrëshqitje të dheut në disa zona në Republikën Demokratike të Kongos lindore. Mediat e huaja raportojnë se sipas autoriteteve 438 persona kanë humbur jetën. 

Sipas raportit të fundit zyrtar, trupat e viktimave janë gjetur kryesisht në Bushushu dhe Nyamukubi, dy fshatra në provincën e Kivu-së Jugore të cilat janë goditur rëndë nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur. Sakaq raportohet edhe për mijëra persona të zhdukur, nga të cilët nuk ka asnjë gjurmë jete deri tani. 

Qeveria qendrore ka dërguar një delegacion për të mbështetur operacionet e shpëtimit në terren. 

Prej javës së kaluar, në këtë pjesë të vendit raportohen reshje të dendura shiu, ku rrëshqitjet e dherave kanë shkaktuar qindra viktima.  Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 3,000 shtëpi u prekën, nga të cilat rreth 1,200 u shkatërruan plotësisht. Autoritetet lokale vlerësojnë se më shumë se 5000 njerëz mbeten të zhdukur. 

permbytje ne kongo

Sondazh

Poll