Bota

Sërish tensione në veri/ Digjet makina me targa serbe në Kosovë

Mësohet se makina tip “Volkswagen Sharan” ka qenë e parkuar në rrugën “Ivo Lola Ribar” në afërsi të shtëpisë së pronarit, kur është përfsirë nga flakët.

13 Maj 2023, 13:10 Nga f.i
Sërish tensione në veri/ Digjet makina me targa serbe në
foto ilustruese

KOSOVË- Një makinë me targa të Serbisë është djegur në veri të Kosovës në orët e para të mëngjesit. Mësohet se makina tip “Volkswagen Sharan” ka qenë e parkuar në rrugën “Ivo Lola Ribar” në afërsi të shtëpisë së pronarit, kur është përfsirë nga flakët.

Autoritetet raportojnë se ende nuk dihen motivet dhe hetimet po vazhdojnë.

Kujtojmë se rastet më të shpeshta të djegies së makinave në veri kanë ndodhur në kohën kur qytetarët serbë kanë nisur konvertimin e targave të tyre nga ato që lëshohen nga Serbia në RKS. Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që mos lejojë qarkullimin e veturave me targa ilegale të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për të tejkaluar krizën rreth targave të makinave.

digjet makina ne kosove

Sondazh

Poll