Bota

Hovenier: Në takimin me presidenten Osmani folëm për përkrahjen e palëkundur për Kosovën në integrim dhe dialog

Hovenier në Twitter shkruan se në këtë takim është diskutuar për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë amerikane në përkrahje të integrimit euroatlantik të Kosovës dhe mbështetjen e Washingtonit për procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

13 Maj 2023, 12:24 Nga I.A

Hovenier: Në takimin me presidenten Osmani folëm për

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka shoqëruar sot shefen e USAID, Samanta Power, në takimin që zyrtarja e lartë amerikane ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Hovenier në Twitter shkruan se në këtë takim është diskutuar për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë amerikane në përkrahje të integrimit euroatlantik të Kosovës dhe mbështetjen e Washingtonit për procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Sot iu bashkova Samanta Power në takim me presidenten Vjosa Osmani. Diskutuar për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë amerikane për mbështetjen e Kosovës në integrimin euro-atlantik dhe përkrahjen për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Hovenier.

jeff hovenier samanta power vjosa osmani

Sondazh

Poll