Bota

Lufta në Ukrainë/ Rreth 200 mijë ushtarë rusë janë vrarë dhe plagosur që nga fillimi i luftës

Forcat e Kievit gjithashtu pretendojnë se kanë shkatërruar 3751 tanke dhe 3095 sisteme artilerie.

13 Maj 2023, 12:18 Nga f.i
Lufta në Ukrainë/ Rreth 200 mijë ushtarë rusë janë
foto ilustruese

UKRAINË- Sipas vlerësimeve të fundit të ushtrisë ukrainase pothuajse 200,000 ushtarë rusë kanë vdekur që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, shkruajnë mediat e huaja.

Në një njoftim të fundit Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se 198,260 ushtarë rusë janë vrarë në luftime që prej 24 shkurtit 2022, dhe 590 prej të cilëve kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. 

Forcat e Kievit gjithashtu pretendojnë se kanë shkatërruar 3751 tanke dhe 3095 sisteme artilerie. Të shkatërruar ose të rrëzuar, sipas buletinit ukrainas të rinisur nga Ukrinform, janë edhe 2665 dronë si dhe 970 raketa lundrimi.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll