Aktualitet

Itali/ Të akuzuar për mbi 100 grabitje, ADN “shpëton” dy binjakët shqiptarë. Gjykata: Si dy pika uji

25 Janar 2019, 11:45 Nga DOSJA
Itali/ Të akuzuar për mbi 100 grabitje, ADN “shpëton”

Gjykata italiane është detyruar të lirojë nga akuzat për grabitje, dy binjakët shqiptarë, Edmond dhe Eduart Trushi. Dy binjakë homozigotë, si dy pika uji me njëri-tjetrin dhe me kod gjenetik të njëjtë, kanë bërë që gjyqtari të lirojë Eduartin, i cili ishte i pandehur për grabitje. Prokuroria nuk arriti dot të provojë se cili prej tyre ishte në grabitje.

Mediat italiane shkruajnë se:

Policia shkencore nuk arriti dot që të provojë fajësinë e tij, për ngjarjen e vitit 2014, ku një makinë Mercedes Benz eci me shpejtësi e ndjekur nga karabinierët. Shoferi iku nga makina dhe vrapoi në mes të një fushe me panxhar. Hetuesit gjetën një bisht cigare dhe thanë: E kapëm. Ata akuzuan shqiptarin Eduart Trushi për grabitje dhe kundërshtim të policisë. Para gjykatës Eduarti u paraqit bashkë me të vëllain Edmond. Ngjashmëria e tyre, bëri që gjykata ta lirojë Eduartin, pasi nuk është përcaktuar dot se kush ishte prej të dyve atë natë në timonin e makinës.

Dhe kështu, në Veri-Lindje të Italisë dalin në skenë dy vëllezër, që bëjnë vjedhje e grabitje, të shkathët, pa skrupuj, që drejtojnë makinën në mënyrë të rrezikshme dhe me dy trashëgimi gjenetike që janë pasqyrë e njëra-tjetrës. Dhe të mërkurën, gjykata e  Veronës i liroi sërish.

Gjithnjë i pandehuri është Eduardi, këtë herë i akuzuar për grabitje të dhunshme në një shtëpi në zonën rurale të Veronës, në Nogarole Roça. Një grabitje klasike, që kryhet natën, por pronari zgjohet, e kap në flagrancë dhe përpiqet ta bllokojë hajdutin. Vijon një zënkë me grushta e shkelma.

Hajdutit i bie kapelja, ku dallohen njolla djerse. Policia Shkencore bën përsëri analizat dhe sërish del emri i Eduard Trushit. Por gjyqtarja Laura Donati është e detyruar ta lirojë nga akuzat, gjithnjë për faktin që nuk kuptohet se kush nga dy binjakët ka qenë në atë grabitje.

“Për të zbuluar ndryshimet e vogla në kodin gjenetik do të duheshin analiza shumë të ndërlikuara, me bashkëpunimin e laboratorëve shumë të specializuar”, pohon një ekspert i Policisë Shkencore. Ata janë identikë në gjithshka, me përjashtim të shenjave të gishtërinjve. Por, mjafton të veshin doreza dhe Edmondi e Eduardi bëhen i njejti person.

Trajta të njejta trupore, flokët njësoj, të njëjtat tatuazhe në parakrahë. Janë 34 vjeç, dhe banojnë në Castiglione delle Stiviere, në provincën e Mantovës. Një vit më parë, Prokuroria e Cuneos tha se ata ishin përgjegjës për mbi 100 gabitjje në Piemoonte dhe Veneto. Rrinë gjithnjë bashkë, janë të pandashëm dhe shpesh të pakapshëm. Luajnë me ngjashmërinë mashtruese si një bonus në gjykatat e Veri-Lindjes së Italisë, për të ulur dënimet e jetës së tyre në minimum.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet binjaket shqiptare edmond trushi eduart trushi itali vellezerit trushi binjaket shqiptare edmond trushi eduart trushi itali vellezerit trushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2019, 19:17

Heroina në Has/Gjendet i vdekur turku në Prishtinë

Kosovë-Gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, turku i shpallur në kërkim për laboratorin e heroinës në Has. Nejdet Cesuroglu është gjetur i pajetë që më 2...