Bota

Kurti fton në zyrë ambasadorët e QUINT-it/ Kryeministria zbardh takimin: Bisedime për dialogun Kosovë-Serbi! Marrëveshjet bazë të zbatohen pa kushte

Kurti e Bislimi gjithashtu kanë kërkuar që BE-ja të mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes.

12 Maj 2023, 18:55 Nga a.l
Kurti fton në zyrë ambasadorët e QUINT-it/ Kryeministria zbardh
Albin Kurti dhe Ambasadorët e QUINT-it

KOSOVË- Zyra për Media e kryeministrisë ka zbardhur takimin e kryeminsitrit Albin Kurti me ambasadorët e shteteve të QUINT-t. Siç njofton ZKM në këtë takim është folur për dialogun me Serbinë, përkatësisht Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Implementimit të dakorduara këto në Bruksel dhe Ohër.

Kurti i shoqëruar nga zëvëndësi i tij Besnik Bislimi kanë kërkuar që këto dy marrëveshje të zbatohen pa kushte, pa vonesa dhe të plota. Kurti e Bislimi gjithashtu kanë kërkuar që BE-ja të mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes.

Procesi i dialogut do të vijojë me takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve që pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. 

Në komunikatë kanë treguar edhe për atë se çfarë do të flitet në takimin e radhës të zv.kryeministrit Besnik Bislimi me Petar Petkoviçin. 

albin kurti ambasadoret e quint

Sondazh

Poll