Bota

Dy ditë para ZGJEDHJEVE/ Kiliçdaroglu përpiqet të 'shfajësojë' Muarrem Ince-n pas dorëheqjes nga gara, akuzon Rusinë për VIDEON e skandalit seksual

Ai pretendon se agjencitë e Moskës kanë krjuar video të rreme dhe materiale të tjera denigruese ndaj opozitës, duke iu referuar një videoje të rreme seksuale të kandidatit Muharrem İnce, çka bëri që ai të hiqte dorë nga gara elektorale një ditë më parë.

12 Maj 2023, 18:44 Nga a.l
Dy ditë para ZGJEDHJEVE/ Kiliçdaroglu përpiqet të
Foto ilustruese

TURQI- Rivali kryesor i Rexhep Tajip Erdogan, Kemal Kiliçdaroglu ka bërë një deklaratë befasuese dy ditë para zgjedhjeve të së dielës. Kandidati kryesor opozitar  ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje. Ai pretendon se agjencitë e Moskës kanë krjuar video të rreme dhe materiale të tjera denigruese ndaj opozitës, duke iu referuar një videoje të rreme seksuale të kandidatit Muharrem İnce, çka bëri që ai të hiqte dorë nga gara elektorale një ditë më parë, shkruan The Guardian. 

“Nëse doni të vijoni miqësinë me ne pas 15 majit, mbani duart larg nga shteti turk, ne jemi përsëri pro miqësisë e bashkëpunimit”, tha Kılıçdaroglu.

Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov refuzoi pretendimet në fushatën elektorale.

Ne deklarojmë zyrtarisht se nuk mund të bisedojmë për ndërhyrje dhe nëse dikush i ka dhënë zotit Kılıçdaroğlu informacione të tilla ata janë gënjeshtarë", tha Peskov. 

Sondazhet e deritanishme tregojnë rezultatet e një gare të ashpër, ku në avazntazh për të fituar këtë mandat është opozitari Kiliçdaroglu. Erdogan raportohet se ka shtuar influencën e Turqisë në botë gjatë dy mandateve të tij dhe është kujdesur për projekte të mëdha infrastrukture, por kriza ekonomike ka përgjysmuar vlerën e lirës turke. 

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll