Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti takime 'maratonë', pas Lajçak, fton për bisedime në zyrë ambasadorët e QUINT-it

Takimi me diplomatët e akredituar në Kosovë është zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë, dhe në fund të tij nuk ka pasur deklarime për media.

12 Maj 2023, 18:35 Nga a.l
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti takime 'maratonë', pas
Albin Kurti takon Ambasadorët e QUINT-it

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim në Prishtinë me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.  Takimi me diplomatët e akredituar në Kosovë është zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë, dhe në fund të tij nuk ka pasur deklarime për media.

Diskutimi i Kurtit me ambasadorët vjen vetëm një ditë pasi në Kosovë ka qëndruar për vizitë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Të enjten në mëngjes, Lajçak ka takuar Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, ndërsa më vonë ka qëndruar në Mitrovicë ku është takuar me kryetarin Bedri Hamza, pastaj me politikanë serbë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

albin kurti

Sondazh

Poll