Politike

Po e lavdëron apo poshtëron? Rama për kryebashkiakun e Pukës: S'ka rënë nga qielli, i ka ato të vetat! Për komshi mbajeni larg

Edhe pse Gjonaj po e kalonte situatën me të qeshura, Rama tha se kandidati i tij nuk është ëngjëll e se ka dhe ai të metat e tij.

12 Maj 2023, 12:17 Nga A.B
Po e lavdëron apo poshtëron? Rama për kryebashkiakun e
Edi Rama

PUKË- Nuk dimë nësë ky fjalim për kryebashkiakun e Pukës, Gjon Gjonajn ishte lavdërim apo poshtërim. Kryeministri Edi Rama, u shpreh se asnjë nuk është me të gjitha të mirat, por përballë të pranishmëve tha se një fqinj si Gjonaj nuk do e donte njeri. Edhe pse Gjonaj po e kalonte situatën me të qeshura, Rama tha se kandidati i tij nuk është ëngjëll e se ka dhe ai të metat e tij.

"Gjoni nuk ka rënë nga qielli, ka dhe ai ato të vetat. Del këtu sikur është një burrë që nuk ka të shame. Jo mor jo Gjon se ke dhe ti ato të tuat, ai tjetri është një maskë, pse më sheh ashtu?

Apo je ëngjell ti? Jo mor Gjon rri se të njoh. Kur bën kështu si i urtë, sikur është i urtë fare, fjalën e mirë. Jo mor fjalën e mirë ta mbash për këta se unë ta marr vetë. Jo mor të mos mendoni sikur unë nuk e di që Gjoni ka dhe ato të vetat. Nuk po ju them merreni krushk apo kërkon nuse. Ai e bën punën. Për komshi nuk është aq i mirë, ta mbash pak më larg është më mirë. Po ata cfarë janë? Maska."- tha Rama.

edi rama gjon gjonaj

Sondazh

Poll