Politike

Të shtënat me armë nga 26-vjeçari në Pukë, Rama: Një bandit! Është djali i gjykatësit të larguar nga vettingu për korrupsion

Rama e quajti 26-vjeçarin 'bandit', madje shtoi se është edhe djali i gjykatësit të larguar nga vettingu për korrupsion. 

12 Maj 2023, 12:04 Nga A.B
Të shtënat me armë nga 26-vjeçari në Pukë, Rama:
Edi Rama

PUKË- Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme të shtënat me armë zjarri që ndodhën pak ditë më parë në Pukë, nga mbështetës të Partisë Demokratike. Ai e quajti 26-vjeçarin 'bandit', madje shtoi se është edhe djali i gjykatësit të larguar nga vettingu për korrupsion. 

"Kërkojnë votë për të përsëritur atë që kanë bërë gjithmonë. Këtu në Pukë nuk keni nevojë, askush që ka sy në ballë e që ka mendjen e kthjellët e që nuk shikon me sytë e maskave dhe faqeveve të zeza në Tiranë...Puka kur kam ardhur në fillim ishte vend dëshpërues, një realitet urban në zemër të një mrekullie të Zotit dhe të Natyrës. Ka qenë vërtetë e dhimbshme dhe një arsye e fortë për të synuar këtë bashki, kishte mbetje shumë të rrezikshme.
Turistët do ti cojmë në 100 mijë këtu

Po nuk do vijnë këtu për 100 mijë pallate, që ka premtuar maska e faqes së zezë, që kur thotë këtë duhet t'i vejë vizën, jo kryqin në fletën e votimit, larg qoftë po kryqin si person. Këta nuk meritojnë vëmendje. Po atë bandit, djalin e atij gjykatësit të larguar nga vettingu për korrupsion, që vjen këtu dhe nxjerr armë në Pukë"

edi rama

Sondazh

Poll