Politike

'Do merrem me të'/ Rama për arrestimin e Belerit: Ndalimi i tij është ligjërisht i motivuar! Beteja jonë s'ka lidhje me hetimet

Rama thekson se ndalimi i Belerit tregon një sprovë të madhe për drejtësinë që sipas tij është vigjilente në zgjedhje. Më tej, ai thekson se arrestimi i kandidatit është tërësisht i provuar si dhe shton se ndalimi është i motivuar. 

12 Maj 2023, 10:44 Nga A.B
'Do merrem me të'/ Rama për arrestimin e Belerit: Ndalimi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po përpiqet të justifikojë deklaratën 'do merrem personalisht me të', ku iu referua kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e kaluar me akuzën e blerjes së votave, e pas bujës së madhe që u bë edhe në Greqi, Rama vendosi të reagojë. 

Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social 'Twitter', Rama thekson se ndalimi i Belerit tregon një sprovë të madhe për drejtësinë që sipas tij është vigjilente në zgjedhje. Më tej, ai thekson se arrestimi i kandidatit është tërësisht i provuar si dhe shton se ndalimi është i motivuar. 

Në fund, duke nënkuptuar deklaratën e tij të mëparshme për Belerin, Rama thotë se beteja që ka me kandidatin nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë.

REAGIMI:

Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!

Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.

Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit./Dosja.al

edi rama arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll