Politike

Arrestimi i Fredi Belerit/ PD në Himarë: Është turp që për karrige e pushtet të shkaktohet ankth dhe terror, thirrje Ambasadës së SHBA-së

Apeli i hapur që vjen nga PD-ja e Himarës është ndaj të gjithë instancave shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe në veçanti Ambasadës së SHBA-së, për të kthyer fokusin tek zgjedhjet dhe mbarëvajtjen e procesit.

12 Maj 2023, 09:52 Nga m.s
Arrestimi i Fredi Belerit/ PD në Himarë: Është turp që
Fredi Beleri

HIMARE- PD e Himarës ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, duke thënë se kjo lëvizje vjen si pasojë e frikës që ka kapluar kundërshtarët për humbjen në zgjedhjet e 14 Majit.

Në reagimin për mediat thuhet se arrestimi gjatë mesnatës i një kandidati për kryetar Bashkie, dy ditë para ditës së zgjedhjeve, shton pikëpyetjet mbi arsyen e këtij akti.

Apeli i hapur që vjen nga PD-ja e Himarës është ndaj të gjithë instancave shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe në veçanti Ambasadës së SHBA-së, për të kthyer fokusin tek zgjedhjet dhe mbarëvajtjen e procesit.

Arrestimi i Fredi Belerit është kryer pasi kandidati për kryetar Bashkie në Himarë, akuzohet për blerje votash. Ai ka qenë në qendër të vëmendjes të opinionit publik ditët e fundit, pas deklaratës që ka bërë në mediat greke ku është shprehur se në rast se fiton do të punojë për helenizimin e Himarës.

Deklarata për media

“Shteti policor dhe pushteti vendor që ndjen humbjen e thelle pas 2 ditësh, dje ne darkë pas mesnate në qendër të Himarës efektivë civil të urdhëruar me direktiva të sakta, shoqërojnë me forcë kandidatin e Koalicionit Bashkë Fitojmë z. Fredi Beleri dhe stafin e tij. Gjuha e urrejtjes dhe denigrimit që ka më shumë se një javë që përdoret nga pushteti, po trazon qetësinë dhe harmoninë e qytetarëve të Himarës, duke krijuar skenarë imagjinar me qëllim përçarjen e komunitetit duke luajtur kartat e nacionalizmit. Sot nuk po flasim për Fredi Belerin sot po flasim për të gjithë ne, në vend të tij mund të ishte kushdo qoftë. Arrestimi në mesnatë i një kandidati për Kryetar Bashkie, dy ditë para ditës së zgjedhjeve dhe mbas kaq ditësh presioni mbi nivel politik, ngrë shumë pikëpyetje mbi bazën dhe arsyen e arrestimit.!

Ju bej thirrje gjithë instancave përkatëse shtetërore, partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe në vecanti, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kthejnë vëmendje makximale në procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij, si dhe rrezikimin e minimit të demokracisë! U bëj thirje cdo qytetari te gjithë Himarës dhe fshatrave të saj, brënda dhe jashtë vëndit të vijnë të Dielën dhe të përmbushin detyrën e tyre qytetare duke VOTUAR Kandidatin tonë Φρέντης Μπελέρης - Fredi Beleris dhe kolacionin për Këshillin Bashkiak, Bashkë Fitojmë NR.1.  Dita e zgjedhjeve është ditë feste për demokracinë, dhe është turp për kedo që për hir të pushtetit dhe karriges, të dojë të shkaktojë ankth dhe terror te qytetarët!  Ju mirëpres te gjithëve ne mitingun përmbyllës te fitores së madhe, sot ne shëtitoren e Himarës në orën 18:30! Më të bashkuar se kurrë”, thuhet në reagim.

fredi beleri himare blerje votash

Sondazh

Poll