Politike

"Boçi strehon kriminelë"/ Akuza e fortë e Gjiknurit, Noka: E ke të kotë! Çunat problematikë i ke emëruar si drejtorë në bashki

Noka shton se qytetarët e Elbasanit do të presin ditën e dielë për të vendosur se kush do ta kryesojë Bashkinë.

12 Maj 2023, 09:37 Nga A.B
"Boçi strehon kriminelë"/ Akuza e fortë e Gjiknurit,
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti Flamur Noka ka reguar pas akuzave të bëra nga Damian Gjiknuri për kandidatin e 'Bashkë Fitojmë' në Elbasan, Luçiano Boçit. Përmes një reagimi të bërë në rrjetin e tij social, Noka i drejtohet Gjiknurit duke i thënë se të gjithë e dinë se sa djem problematikë ka punësuar ai si drejtorë në Bashki. Në fund, Noka shton se qytetarët e Elbasanit do të presin ditën e dielë për të vendosur se kush do ta kryesojë Bashkinë.

REAGIMI:

Pergjigje e detyruar Damjanit... Damian. Sot ta kuptoj shqetësimin dhe zemërimin tënd! Nuk është e lehtë të jesh në pozitën e njeriut qe shoqeron nje kandidat te përbuzur dhe të papranueshëm kudo që shkon në qytet E ke te veshtire te gelltisesh faktin qe Elbasani ta refuzoj krijesën tënde politike. Ne e dimë që kandidati real je ti, jo Llatja – të cilin e ke marrë në qafë me insistimin tënd për ta kandiduar.

Damian !Rama dhe Rilindja “jote” nuk e kuptoni forcën e reagimit dhe shpirtin e revoltës te qytetareve kur zgjedh t'i poshtërosh dhe t'i konsiderosh numra dhe t'i vendosësh seicilit nga një vlerë monetare.
E ke të humbur Damian! Qytetarët e Elbasanit thjesht po presin të dielën!

Po presin të ju tregojnë se qytetaria nuk mbytet me banalitet, se dinjiteti nuk blihet me para, se vota jo kudo ka çmim. Fitoren e Luciano Bocit nuk e mohon dot askush. Elbasani gelon nga shpresa e ndryshimit . Sepse fitorja e Luciano Bocit ka fytyrën e qytetarëve të Elbasanit dhe jo si kandidati yt qe ne fytyre ka tymin, blozen e inceneratorit..

Qytetarët e Elbasanit do të flasin me votë si njerëz plot dinjitet,te dielen… Nuk ka shqiptar qe se din se Rilindja ka afersi politike e shpirterore me horrat, banditet bleresit e votes …….Një proverb i mençur thotë se “kush jeton në shtepi prej xhami nuk gjuan dot me gure…

Drejtoria e Administratës Publike (DAP) ta ka bërë me dije se cilët janë çunat problematikë që ti keni emëruar si drejtorë në bashkinë e Elbasanit. DAP këshillon që ata nuk mund të jenë në detyrë. Mos u oerpiq t'u japësh atyre zemër për ta vazhduar krimin e tyre zgjedhor, sepse ajo që nuk u garanton dot është siguria (juridike). Ndaj leri ata cunat problematike te merret ligji me ta se nuk do i shpetosh dot... Miqtë e tu - ata çunat problematikë e dinë se kur t’u hidhen prangat - njësoj si shefi yt, ti ke një shprehje të preferuar për ta: Përgjegjësia është vetëm personale! Për rikujtesë emrat i ke te plota. Pa iniciale. Nga DAP-

Një ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh Drejtues Politik i Qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri i bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë kandidatin Luçiano Boçi, i cili sipas tij strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës. Emrat nuk i ka bërë me dije por vetëm inicialet e tyre, pa dhënë më shumë informacione lidhur me denoncimin që ka bërë në rrjetet e tij sociale. /Dosja.al

flamur noka damian gjiknuri

Sondazh

Poll