Politike

Prangosja e Belerit 'bujë' në Greqi! Dendias telefonon Ramën, ministri i brendshëm kontakton Çuçin: Lirojeni urgjentisht

Ministri i Mbrojtjes, Takis Theodorikakos, ka zhvilluar gjithashtu një bisedë telefonike me homologun Bledi Çuçin, ku ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kandidatit për kryebashkiak të Himarës.

12 Maj 2023, 10:39 Nga A.B
Prangosja e Belerit 'bujë' në Greqi! Dendias telefonon
Dendias dhe Rama

GREQI- 'Nuk konfirmohet nëse është liruar kandidati për kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri'- kështu nis artikullin media greke 'Protothema', e cila po raporton për ndalimin e kandidatit të 'Bashkë Fitojmë'. 

Ato bëjnë të ditur se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ka informuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, për atë që po ndodh në vendin tonë. 

Po ashtu, ministri i Mbrojtjes, Takis Theodorikakos, ka zhvilluar gjithashtu një bisedë telefonike me homologun Bledi Çuçin, ku ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kandidatit për kryebashkiak të Himarës.

Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit./Dosja.al

arrestohet fredi beleri edi rama

Sondazh

Poll