Politike

Arrestimi i Fredi Belerit/ Idrizi: Xhaçka s'duhet të takojë ambasadoren greke, t'i drejtohet me note proteste

Idrizi shprehet se diçka e tillë është e papranueshme, dhe është një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

12 Maj 2023, 09:26 Nga A.B
Arrestimi i Fredi Belerit/ Idrizi: Xhaçka s'duhet të
Fredi Beleri, Shpetim Idrizi

TIRANË- Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër pas notës së protestës që pritet që t’i dorëzohet ministres së jashtme Olta Xhaçka nga ambasadorja greke në vendin tonë, pas shoqërimit të kandidatit të Bashkë Fitojmë për Himarën Fredi Beleri. Idrizi shprehet se diçka e tillë është e papranueshme, dhe është një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

REAGIMI:

Vazhdojm te pranojm te papranueshmen !!! Cfare lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me nje kanditat per Bashkine e Himares qe eshte shtetas Shqiptar me kombesi Greke ? Po kandidon shteti Grek ne Himare apo Fredi Bejleri ?!!! Ministria znj Olta Xhacka, nuk duhet te takoje Ambasadoren Greke , por ti drejtohet me note proteste Ministrise se Jashtme Greke per nderhyrje ne punet e brendeshme te Shqiperise.

# Vec nje Atdhe #

Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK./Dosja.al

shpëtim idrizi arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll