Politike

U arrestua në orët e vona të mbrëmjes, Fredi Beleri: S'kam lidhje me shkelje të tilla

Raportohet se një prej të arrestuarve është ndjerë keq gjatë arrestimit, pasi vuante nga problemet e zemrës. Ndaj është dashur që të ndërhyjë një ambulancë për dërgimin e tij në spital.

12 Maj 2023, 08:42 Nga A.B
U arrestua në orët e vona të mbrëmjes, Fredi Beleri:
Fredi Beleri

TIRANË- Pas arrestimit të kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, zbulohet edhe dëshmia e tij të fundit.  Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.

Raportohet se një prej të arrestuarve është ndjerë keq gjatë arrestimit, pasi vuante nga problemet e zemrës. Ndaj është dashur që të ndërhyjë një ambulancë për dërgimin e tij në spital.

Pas arrestimit të Belerit, në komisariatin e Himarës kanë qëndruar përgjatë gjithë natës mbështetësit e tij.

Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK./Dosja.al

arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll