Politike

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” u vu në pranga! Meta nuk reagon, përshëndet me dy gishta (MESAZHI)

Me dy gishtat lart dhe në sfond kalanë e Rozafës, Meta deklaron se si Shkodra e 6 Marsit do të jetë e gjithë Shqipëria më 14 Maj

12 Maj 2023, 08:34 Nga m.s
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” u vu në pranga! Meta nuk
Ilir Meta nga Shkodra

SHKODER- Dy ditë nga zgjedhjet, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë mesazhin e radhës nga Shkodra. Me dy gishtat lart dhe në sfond kalanë e Rozafës, Meta deklaron se si Shkodra e 6 Marsit do të jetë e gjithë Shqipëria më 14 Maj.

Reagimi i Metës vjen pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri. Ky i fundit u arrestua, pasi dyshohet për blerje votash. Bashkë me të u prangosën edhe dy persona të tjerë. Fredi Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës.

Postimi nga Meta

Mirëmëngjes miq nga kalaja e pamposhtur e demokracisë dhe e pluralizmit.

Si Shkodra e 6 Marsit do jetë e gjithë Shqipëria më 14 Maj.

Bashkë Fitojmë!

#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim

meta zgjedhjet

Sondazh

Poll