Politike

Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë! Paralajmërimi i pak orëve më parë nga Rama: Do të merrem personalisht me të!

Rama e cilësoi Belerin një 'maskara' për të cilin shtoi se ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj. 

12 Maj 2023, 08:42 Nga A.B
Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë! Paralajmërimi i pak
Edi Rama, Fredi Beleri

TIRANË- Një ditë para mbylljes së fushatës elektorale, Policia e Shtetit vuri në pranga kandidatin e 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerin. Prangosja e tij u bë me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi akuzohet për vjedhje votash. Ky arrestim i bujshëm u bë një ditë para mbylljes së fushatën dhe vjen pak orë nga deklarata paralajmëruese e Ramës për të. 

Ky i fundit, sulmoi Belerin, për shkak të deklaratës së këtij të fundit në një intervistë për mediat greke ku tha se do të helenizojë Himarën. Rama e cilësoi kandidatin e 'Bashkë Fitojmë' si një 'maskara' për të cilin shtoi se ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj. 

“Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër. Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh. Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuar për Goron e PS do iu grisim letrat greke dhe unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke. Avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe qeveria ime, është ky shtet”,-tha Rama në një intervistë televizive.

Do helenizoj Himarën”, ishte deklarata e Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që mori vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. Por Beleri, mohoi të kishte bërë një cilësim të tillë, duke theksuar se fraza e tij është përkthyer gabim nga greqishtja. “E vërteta e deklaratës është deformuar nga stafi i PS, nga montazhierja e PS. Është ndryshuar përkthimi nga greqishtja në shqip, nuk është i njëjti kuptim'

Më pas vijon:

"Nuk kam thënë asnjëherë për helenizimin e Himarës, kam thënë tekstualisht nga greqishtja që në Himarë jetojmë si grekë në minoritarët, këtu e shumë shekuj. Problemet kryesore të Himarës nuk janë as helenizimi dhe as shqiptarizimi, problemet kryesore janë vjedhja masive e pronës, shpopullimi i Himarës edhe pse është një nga bashkitë më të pasura”

E çuditshme është fakti se pas deklaratës së Ramës 'do merrem personalisht me të', vjen dhe arrestimi i Belerit! Duket sikur SPAK ka një axhendë hetimi që përkon me axhendën e kreut të qeverisë në një harmoni totale.

/Dosja.al

edi rama fredi beleri fushata 2023 arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll