Politike

Të fortët e pronave në Vaun e Dejës? Kandidatja: Kanë kandiduar në një zonë tjetër, nuk do ta lejojë këtë gjë

Drini u shpreh se siç nuk do të lejojë që pronat e qytetarëve të merren as nuk do të lejojë që tu zihet vendi i punës.

12 Maj 2023, 07:41 Nga I.A
Të fortët e pronave në Vaun e Dejës? Kandidatja: Kanë
Klomentina Drini

TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Vaut të Dejës, Klomentina Drini ka deklaruar se nuk do të lejojë marrjen e pronave të qytetarëve nga persona të tjerë. E ftuar në emisionin Noë në Euroneës, Drini u shpreh se siç nuk do të lejojë që pronat e qytetarëve të merren as nuk do të lejojë që tu zihet vendi i punës. Ajo theksoi se në momentin që do të marrë drejtimin e bashkisë do të krijojë vende pune për qytetarët.

"Jo, sepse kanë kandiduar në një zonë tjetër. Ata që kanë bërë atë premtim kanë kandiduar në një zonë tjetër sepse vet banorët e Komanit ma thanë. Por kjo gjë është në vijueshmëri, në momentin e drejtimit të bashkisë do të rishqyrtohet çdo gjë. Sepse unë nuk do të lejojë që me ardh njerëz nga jashtë dhe të marrin pronat e banorëve të Vaut të Dejës. Ashtu siç nuk do të lejojë që nga rrethet e tjera të vijnë e tu zënë vendin e punës banorëve të Vaut të Dejës në bashki. Se në fund ndaj është bashki lokale, që të menaxhojë zonën e vet. Ne kemi shumë njerëz të arsimuar që vijnë e punojnë në Tiranë. Kur u them të aplikojnë në bashki, më thonë duhet mik," tha Drini.

klomentina drini

Sondazh

Poll