Politike

Kandidatja e Enkelejd Alibeajt për Vaun e Dejës sulmon Gaz Bardhin: Më bëri presion të dal nga gara

Klementina Drini kërkoi zgjedhje transparente, ndërsa i dërgoi një mesazh këtij të fundit duke i thënë se interesat personale nuk do të dalin në Vaun e Dejës.

12 Maj 2023, 00:02 Nga k.m.
Kandidatja e Enkelejd Alibeajt për Vaun e Dejës sulmon Gaz Bardhin:
Klementina Drini

VAU I DEJËS- Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Vaut të Dejës, Klementina Drini listoi arsyet se  përse ajo duhet të fitojë në këtë bashki. Në fjalën e saj gjatë emisionit “Now”, ajo tha se edhe deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka bërë presion që të tërhiqej nga gara. Ajo kërkoi zgjedhje transparente, ndërsa i dërgoi një mesazh këtij të fundit duke i thënë se interesat personale nuk do të dalin në Vaun e Dejës.

“Kur shoh Gaz Bardhin që vjen e thotë jam me Partinë Demokratike, por mbështes kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë. Jo absolutisht që s’më ka mbështetur. Ai ka qenë personi që mua më ka kërkuar të tërhiqem nga gara. Gazmend Bardhi ka qenë kryesori që na la pa përfaqësim në Bashki dhe ai e di shumë mirë që me atë gjë që është bërë faktori ndërkombëtar nuk e fal. Ai e ka shprehur qartë dhe në video-mesazh ku thotë qartë se unë kam nisur një projekt me Zef Hilën në 2019-tën, ja kam premtuar në 2021-shin dhe ka ardhur t’ja zbatojë në vitin 2023,”- u shpreh Drini.

 

klementina drini zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll