Politike

ME VIDEO-Rama mbyll fushatën në Tiranë, shënjestron Veliajn: Lali Fiku...

Teksa është i bindur se qytetarët do të votojnë per kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, ai e ironizoi këtë të fundit, duke e quajtur me "nofkën" që i ka vendosur opozita.

12 Maj 2023, 00:10 Nga k.m.
ME VIDEO-Rama mbyll fushatën në Tiranë, shënjestron Veliajn:
Erion Veliaj dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën elektorale në bashkinë kryesore të vendit, Tiranën, ku garon për një mandat të tretë, Erion Veliaj. Teksa është i bindur se qytetarët do të votojnë per kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, ai e ironizoi këtë të fundit, duke e quajtur me "nofkën" që i ka vendosur opozita.

"Ata të thonë Lali fikun nuk e votojmë. Mos e votoni, por çfarë do bëni më 14 maj, përtej Bashkive. Përtej garës për Këshillat Bashkiakë, përtej PS është në test karakteri i shqiptarëve në raport me flamurin e tyre,"-tha Rama.

"Lali Fiku" u përdor pas një rrëfimi të kryebashkiakut se kishte shitur frutin në fëmijërinë e tij për të siguruar jetesën.

edi rama erion veliaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll